Goditi me shpullë sportisten 18-vjeçare, trajnerit të Skënderbeut Romeo Xega i hiqet licensa!

5 May 2023, 15:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goditi me shpullë sportisten 18-vjeçare, trajnerit të

Pas publikimit të pamjeve të dhunshme, të fiksuara në ndeshjen e volejbollit Korça - Dinamo për të reja deri U-18, ku trajneri Romeo Xega është fiksuar duke goditur me shtullë një volejbolliste korçare, ka reaguar menjëherë edhe Federata Shqiptare e Volejbollit.

Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së, në mbledhjen e tij sotme, pasi është njohur me pamjet, është shprehur se trajneri Romeo Xega edhe here të tjera ka qenë objekt i Komisionit të Disiplinës së federatës për sjelljet e tij të dhunshme.

Bazuar në Kodin e Etikës dhe rregulloren e brendshme të federatës, Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së ka vendosur t’i heqi licensën trajnerit Romeo Xega, si dhe të drejtën për të ushtruar dhe drejtuar çdo lloj aktiviteti në volejbollin shqiptar.

Komiteti Ekzekutiv vendosi:

- Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së. Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.


Video