Fotoja virale e Ancelottit duke puthur tri vajza njëherësh, Federata Braziliane detyrohet të përgënjeshtrojë

17 February 2026, 18:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotoja virale e Ancelottit duke puthur tri vajza njëherësh, Federata
Fotoja virale

Tekniku i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, në Karnavalet më të famshme në botë, me fanellën verdhe-jeshile veshur, u bë menjëherë një nga pjesëmarrësit më të shquar të festimeve të këtyre ditëve, si spektator në paradat e São Paulos dhe Rio de Janeiros, në tribunat respektive të Sambódromo dell’Anhembi dhe Marquês de Sapucai.

Në të njëjtat orë, në rrjetet sociale u bë viral një fotomontazh që tregon trajnerin ndërsa përqafon dhe puth tri gra njëkohësisht, gjë që e çoi Konfederatën Braziliane të Futbollit (Cbf), e kontaktuar nga portali G1, të deklarojë se bëhet fjalë për një foto “të rreme”, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

 

 


Video