Formacionet zyrtare: Tirana përballet sot me Beshiktash për Conference League

3 August 2023, 19:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Formacionet zyrtare: Tirana përballet sot me Beshiktash për Conference

Atmosferë elektrizuese në stadiumin "Air Albania", aty ku pritet të nisë përballja mes Tiranës dhe ekipit turk të Beshiktashit, ndeshje e vlefshme për kualifiueset në Conference League.

Bardh e Blutë do të tentojnë mrekullinë, ndonëse ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 3-1. Trajneri Orges Shehi ka zgjedhur formacionin 4-3-1-2. Në portë do të jetë Selmani, në mbrojtje Lulaj e Hoxhallari, me Përgjonin e Haxhiun që pozicionohen në krah. Mesfusha i është besuar treshes Deliu-Najdosvki-Jonuzi, ndërsa “fantazisti” Regi Lushkja do të pozicionohet pas dyshes së sulmit Kaina-Florent Hasani.

Në krahun tjetër, tekniku i turqve, Senol Gunes ka vendosur të përdorë formulën 4-3-3-, ku në portë si zakonisht është pozicionuar, Mert Gunok. Në mbrojtje janë Rosier, Necip Uysal, Colley e Masuaku. Më i tërhequr në mesfushë është Hadziahmetovic, ndërsa Salih Ucan e Gedon Ferndandes ndihmojnë sulmin, i cili përbehet nga treshja Bulut-Muleka-Vincent Abuoubakar.


Video