
Florian Marku do të rikthehet në ring për herë të parë për këtë vit të shtunën, më 2 prill.
Ai do të përballet me boksierin uellsian, Chris Jenkins në stadiumin e Newcastle.
“Jam i lumtur që do të kem luftën time të parë të vitit. Do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha. Më pëlqen të luftoj, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Newcastle dhe t'u tregoj atyre markën time të luftimeve”, thotë Florian Marku.
Boksieri shqiptar e vlerëson kundërshtarin si të fortë, por jo të pakalueshëm.
“Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë që ka fituar rripat e kampionatit në Britani. Ky është një vit i rëndësishëm për mua dhe po kërkoj të bëj një deklaratë të madhe në Utilita Arena dhe të vendos pjesën tjetër të divizionit welterweight në gatishmëri”, thotë ai.