Flamuri serb me hartën e Kosovës, FIFA i jep një dënim qesharak Serbisë

7 December 2022, 17:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamuri serb me hartën e Kosovës, FIFA i jep një dënim
Flamuri Serb me hartën e Kosovës

Federata Serbe e Futbollit është gjobitur nga FIFA me 20 mijë franga zvicerane apo 21 mijë e 300 dollarë për veprimin që bëri në dhomat e zhveshjes para ndeshjes kundër Brazilit në Kupën e Botës "Katar 2022".

Në dhomat e ndrrimit të lojtarëve serb u shfaq dhe një flamur i Serbisë me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Pas kësaj pankarte, Fedetarata e Futbollit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës bënë ankesë zyrtare në FIFA, e cila ka dhënë dënimin e sotëm vetëm me një shumë të vogël monetare.


Video