Fitorja e madhe ndaj Atletico Madrid, Lille feston me simbolin e shqiponjës dhe plis në kokë (FOTO)

24 October 2024, 17:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fitorja e madhe ndaj Atletico Madrid, Lille feston me simbolin e shqiponjës

Me flamurin shqiptar dhe plis është festuar në dhomat e zhveshjeve të Lille triumfi ndaj Atleticos së Madrid.

Edon Zhegrova dhuroi një tjetër performancë magjike duke shënuar edhe në portën e skuadrës spanjolle për ta kthyer festën në legjitime.

Atmosferë e jashtëzakonshme te skuadra franceze, me sulmuesin 25-vjeçar që shtyu edhe shokët e skuadrës për të krijuar me duar simbolin e shqiponjës.

Fitorja e madhe ndaj Atletico Madrid, Lille feston me simbolin e shqiponjës

Zhegrova po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës, duke lënë gjurmë edhe në kompeticionet europiane.

Në total, lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar 4 gola e dhënë një asist, gjithsesi cilësitë që zotëron vënë në vështirësi mbrojtësit kundërshtarë.


Video