Klubi i Fiorentinës njoftoi sot me trishtim vdekjen e presidentit, Rocco B. Commisso.
“Me dhimbje të madhe, familja Commisso – bashkëshortja Catherine, fëmijët Giuseppe dhe Marisa dhe motrat Italia dhe Raffaelina – njoftojnë vdekjen e Presidentit tonë të dashur, Rocco B. Commisso. Pas një periudhe të gjatë trajtimesh mjekësore, Presidenti ynë na ka lënë dhe sot të gjithë e pikëllojmë largimin e tij.”, thuhet në postimin e ndarë në rrjetet sociale.
Rocco B. Commisso, 76 vjeç, i lindur në Marina di Gioiosa Ionica në provincën e Reggio Calabrias. Ai emigroi në SHBA në vitin 1961 së bashku me nënën dhe motrat për t’u bashkuar me babanë, i cili ishte mjeshtër druri.
Pasi fillimisht jetoi në Pennsylvania, më pas u vendos në New York.
Ai u diplomua në inxhinieri në Columbia University, edhe falë një bursa si futbollist.
Pas disa aktiviteteve të suksesshme në biznes, Commisso bleu në vitin 2017 shumicën e aksioneve të New York Cosmos dhe më 2019 u bë pronar i Fiorentinës.
Në një intervistë dhënë në dhjetor për La Nazione, Commisso shprehu dëshirën për të qenë më afër klubit:
Fiorentina më mungon, por nuk mund të bëj udhëtime të gjata.
Vdekja e tij lë boshllëk në futbollin italian dhe tek tifozët e Fiorentinës, të cilët e përshkruanin si një figurë të dashur dhe të përkushtuar për klubin.