Finalja e Botërorit, tërbimi i Giroud pasi u zëvendësua pa u mbyllur pjesa e parë (VIDEO)

18 December 2022, 19:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Finalja e Botërorit, tërbimi i Giroud pasi u zëvendësua pa u
Tërbimi i Giroud

Olivier Giroud ishte tepër i nxehur, ndërsa përplasi edhe shishen e ujit në tokë pasi trajneri i Francës Didier Deschamps e zëvendësoi nga loja pa u mbyllur pjesa e parë e finales së Kupës së Botës, në momentet kur Argjentina po fitonte 2-0.

Në minutën e 40, Deschamps nxori nga loja Giroud dhe Dembele, të cilët nuk kishin bërë asgjë deri në atë moment, madje Dembele kishte shkaktuar edhe penalltinë që i dha epërsinë fillestare Argjentinës.


Në vend të tyre u futën Randal Kolo Muani dhe Marcus Thuram. Por gjatë ndeshjes, Giroud ishte pranë shokëve duke iu dhënë zemër. Edhe pse Franca arriti të barazonte dy herë rezultatin, në fund humbi me penallti finalen.


Video