Festa kthehet në tragjedi, vritet me armë zjarri tifozi 26-vjeçar i Napolit

5 May 2023, 17:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa kthehet në tragjedi, vritet me armë zjarri tifozi
Napoli

Festa për fitimin e titullit kampion, që popullit napolitan i mungonte prej vitit 1990, është kthyer në tragjedi. Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pas një goditjeje me armë zjarri gjatë festimeve të çmendura.

La Repubblica raporton se i riu u plagos dhe u transportua menjëherë në spital. Por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve.

Ndërkohë, La Stampa shkruan se rreth 200 tifozë të Napolit janë plagosur gjatë festimeve të fitimit të Serie A.

Barazimi 1-1 në Friuli përballë Udineses, solli zyrtarizimin e skuadrës së Spallettit kampione Italie pesë javë përpara mbylljes së sezonit.


Video