Ernest Muçi shkëlqen në Turqi, shënon golin e dytë në 6 ditë (VIDEO)

2 November 2024, 19:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ernest Muçi shkëlqen në Turqi, shënon golin e dytë
Ernest Muçi

Ernest Muçi po kalon një moment mjaft pozitiv te Besiktas në Turqi.

Futbollisti i kombëtares, i cili nuk aktivizohet shumë nga Sylvinho, ka realizuar një tjetër gol në kampionat.

Këtë herë 23-vjeçari shënoi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij kundër Kasimpasa.

Ky ishte goli i dytë i Muçit në 6 ditë, pasi të hënën shqiptari shpiku një supergol kundër Gallatasarayt edhe pse nuk e shmangu dot humbjen 2-1.

Megjithatë ai realizim i mundsoi Muçit vendin e titullarit ditën e sotme, ndërsa këto gola kanë lënë pas nisjen e vështirë të sezonit.

Tani sulmuesi është rikthyer të jetë sërish protagonist me Besiktas, që në shkurt shpenzoi 10 milionë euro për ta marre nga Legia. 


Video