Erion Veliaj jep 150 milionë lekë premio për ekipin e Tiranës

29 June 2022, 14:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj jep 150 milionë lekë premio për ekipin e
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës ka pritur ditën e sotme skuadrën e Tiranës i cili ka vendosur të japë 15 milionë lekë të reja premio për bardheblutë.

Shuma e akorduar nga Veliaj do kalojë në llogaritë e futbollistëve që fituan kampionatin 2021/22. Kujtojmë se kryeqytetasit u kurorëzuan kampionë sezonin e fundit, për herë të 26- të në historinë e klubit.

“Premio do kalojë në llogaritë personale të futbollistëve”, u shpreh Veliaj. Tirana do përfaqësojë Shqipërinë në turin e parë të Champions League.

Bashkia si aksionere e klubit, ka dhënë premio dhe në titullin kampion të fituar 2 vite më parë, për të treguar mbështetjen ndaj sukseseve të tilla.

 


Video