Emra surprizë, Brazili publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës

7 November 2022, 18:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emra surprizë, Brazili publikon listën e lojtarëve të
Brazili

Trajneri i Brazilit, Tite ka bërë publike listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar, teksa na ndajnë më pak se dy javë nga starti i Kupës së Botës.

Në listë mungojnë emra të rëndësishëm si Coutinho i cili u dëmtua, ose mbrojtësi Renan Lodi apo Roberto Firmino.

Sa i përket portës, Tite ka preferuar të zgjedhe Ederson, Allison dhe Weverton. Surprizë ka qenë emri i mbrojtësit të krahut të djathtë Dani Alves, ndërsa Tite ka preferuar të grumbullojë një numër shumë të madhë sulmuesish.

Sa i përket lojtarëve të grumbulluar nga Serie A, te Brazili janë tre dhe vijnë nga skuadra e Juventusit. Danilo, Alex Sandro dhe Bremer janë tre lojtarët e grumbulluar nga Serie A, të tre në repartin e mbrojtjes.

Emra surprizë, Brazili publikon listën e lojtarëve të


Video