Empoli mbetet me 10 lojtarë, Interi përfiton dhe fiton. Inzaghi limiton arratisjen e Napolit

30 October 2024, 20:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Empoli mbetet me 10 lojtarë, Interi përfiton dhe fiton. Inzaghi
Festa e Frattesit

Interi u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti pastër Empolin në transfertë, me rezultatin 3-0.

Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në të dytën, zikaltërit ishin më kërkues dhe ia dolën të shënojnë tre herë.

Kampionët në fuqi, luajtën në superioritet numerik për shumicën e kohës, pasi te vendasit u ndëshkua me të kuq Goglichidze, në minutën e 31-të.

Dopieta e Frattesi dhe goli i Lautaro Martinez, i dhanë fitoren Interit, që mban vendin e dytë në renditje me 21 pikë, 4 më pak se Napoli kryesues.

Tek Empoli titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili nuk mund të bënte më shumë, për shkak se skuadra e tij luajti me një lojtar më pak.

Në ndeshjen tjetër, Venezia fitoi me përmbysje ndaj Udineses me rezultatin 3-2.


Video