EMOCIONUESE/ Bashkë që fëmijë, shoku te Fenerbahce qan duke parë prezantimin e Guler te Reali

8 July 2023, 13:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMOCIONUESE/ Bashkë që fëmijë, shoku te Fenerbahce qan duke
Arda Guler

Lojtarët e Fenerbahces panë Arda Guler të prezantohej te Real Madridi dhe kishte nga ata që nuk i mbajtën lotët, duke afruar pamje emocionuese.

Ky ishte Yigit Demir, qendërmbrojtësi 18-vjeçar, i cili është mik i ngushtë i Arda Guler dhe ka luajtur me mesfushorin që nga të rinjve të klubit të Stambollit deri në ekipin e parë.

Në rrjetet sociale, Arda Guler ka reaguar: “Shoku i vërtetë”, duke u lënë edhe një mesazh ish-shokëve të mbetur të skuadrës.

“Do të më mungoni shumë të gjithëve dhe nuk do t’ju harroj kurrë”, tha ai.


Video