
Barcelona luajti të ardhmen e saj duke shpenzuar shumë gjatë verës, por katalanasit duken të destinuar për në Europa League pas barazimit 3-3 me Interin.
Robert Leëandoëski siguroi që pikët të ndaheshin në Camp Nou në një barazim emocionues 3-3 midis Barcelonës dhe Interit, por shanset e katalanasve për të arritur në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve nuk varen më prej tyre.
Megjithatë, pavarësisht heroizmave të vonshme të polakëve, Interit i duhet vetëm të fitojë në shtëpi ndaj Viktoria Plzen për të siguruar që ata të kalojnë në 16-shen e fundit përpara Barçës, e cila do të përballet me Bayernin.
Skualifikimi nga Champions, përveç prestigjit shoqërohet edhe me një faturë të majme financiare, që Barcelona do ta humbiste. Në këtë rast, investimet dhe milionat e hedhura gjatë verës me blerjen e disa lojtarëve, përfshirë këtu Levandovkskin do të groposin arkën e katalanasve.