E turpshme/ Luksemburgasit modestë eleminojnë Tiranën nga Champions League

12 July 2022, 22:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E turpshme/ Luksemburgasit modestë eleminojnë Tiranën nga
Tirana zhgënjen ndaj Dudelange

Një humbje e turpshme që Tirana do ta mbajë mend gjatë. Pavarësisht se kishin krijuar pritshmëri të lartë, bardheblutë nuk ia dolën të përmbysnin humbjen e ndeshjes së parë (1-0) në Luksemburg.

Kampionia e Shqipërisë pësoi një disfatë të rëndë nga luksemburgasit e Dudelange 2-1 në “Air Albania Stadium” që rrëmbyen në këtë mënyrë biletën e fazës së dytë të UEFA Champions League.

Pjesë e parë pozitive, por e dyta “horror” për skuadrën e Orges Shehit që pësoi dy gola të shpejtë në fillimin e së dytës nga Bojic dhe Sinani, sulmuesi i luksemburgasve me origjinë shqiptare.

Tirana shënoi një gol shprese me Xhixhën në të 78-tën, por asgjë më shumë, në raundin e dytë të Champions League vijon Dudelange, pasi triumfoi me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Tashmë Tirana do ta vazhdojë rrugëtimin europian në raundin e dytë të Conference League kundër boshnjakëve të Zrinjski Mostar.


Video