E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez

9 July 2023, 11:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez

Bota e futbollit ka humbur ditën e sotme një nga legjendat që ka lënë gjurmë në këtë sport. Ish-mesfushori Luis Suarez Miramontes ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare, duke lënë pas kujtimet e jashtëzakonshme si një mesfushor që shkruante historinë duke fituar edhe “Topin e Artë” mes shumë trofeve të tjerë.

Luis Suarez fitonte 2 herë Ligën e Kampioneve me Interin në sezonet 1963-64 dhe 1964-65. Suarez është mesfushori më i shtrenjtë për kohën e tij, i cili u shit për 140 mijë paund nga Barcelona te Interi ndërkohë që në vitin 1960 ka fituar edhe Topin e Artë.

Suarez ka fituar me Barcelonën 2 tituj kampionë, 2 Kupa Mbreti, 3 tituj në Itali e shumë trofe të tjerë.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez


Video