Një ndeshje futbolli në kategorinë “Primera B” në Kili midis Deportes Recoleta dhe Deportes Temuco u ndërpre përkohësisht pasi një tërmet me magnitudë 5.6 goditi vendin.
Në video shihet se pavarësisht tërmetit lojtarët vazhdojnë të luajnë, deri në momentin kur arbitri vendos t’i bjerë bilbilit dhe i njofton ata për lëkundjet e tërmetit.
“Kamerat lëvizin sepse fillon dridhja. Tani për tani është paksa e fortë, gjithçka lëvizi këtu në studio”, dëgjohet të thotë komentatori Rocío Ayala gjatë transmetimit të TNT Sports.
Ndiqni pamjet:
????⚽????️ ¡Tranquilidad muchachos!
— TNT Sports Chile (@TNTSportsCL) July 9, 2023
En plena transmisión del #RECvsTEMxTNTSports, nuestras cámaras captaron el temblor que se percibió en la zona centro del país.
Disfruta de lo mejor de nuestro fútbol en Estadio TNT Sports ???? . Revisa más en nuestro link en la bio ???? pic.twitter.com/ErBkkrazo3