E bujshme! Italia jashtë Botërorit, Maqedonia e Veriut bën surprizën

24 March 2022, 22:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E bujshme! Italia jashtë Botërorit, Maqedonia e Veriut bën

Italia mbetet për herë të dytë radhazi jashtë Botërorit. Maqedonia e Veriut ka shkaktuar surprizën e madhe duke mundur Italinë dhe duke i lënë kampionët e Europës jashtë kompeticionit më të rëndësishëm në botë.

Trajkovski, me një gjuajtje nga jashtë zone, i dha fitoren 1-0 Maqedonisë së Veriut, në minutën e 92 të ndeshjes.

Ndërkohë, Portugalia mundi 3-1 Turqinë në gjysmëfinalen e “playoff”-it dhe do të ndeshet me Maqedoninë për një biletë në Botërorin “Katar 2022”.

Otavio dhe Diogo Jota dhe Matheus Nunes ishin autorët e golave për vendasit, ndërkohë që Burak Yilmaz shkurtoi diferencën.


Video