Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Teksa ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit në Gjermani, Dortmundi është shumë pranë shpalljes së titulli kampion. Verdhezinjtë ia ka dalë të fitojnë sot në transfertë ndaj Augsburgut, duke fituar me rezultatin 0-3.
Heroi i sotm ishte Sebastian Haller, sulmuesit afrikan që mposhti kancerin, sëmundje me të cilën luftoi që prej muajit gusht. Ai arriti të gjente dy herë rrugën e rrjetës, në minutën '59 dhe '84. Goli i tretë u shënua nga Brandt në minutat shtesë të ndeshjes.
Me fitoren e sotme, Dortmundi në vendin e parë me 70 pikë, dy më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë, i cili humbi ditën e djeshme. Në javën e fundit Dortmundi pret Mainz, ndërsa Bayern Munchen udhëton në Koln.