
Kevin de Bruyne i Manchester City është votuar lojtari i sezonit në Premier League, ndërsa bashkëlojtari Phil Foden u shpall lojtari më i mirë i ri.
Mesfushori i belg ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar shtatë asistime me Cityn në krye të ligës para ditës së fundit të sezonit të dielën.
“Të fitosh këtë çmim për herë të dytë është një arritje për të cilën jam vërtet krenar”, tha ai.
Foden, 21 vjeç, është lojtari i parë që fiton çmimin si lojtari i ri më i mirë në dy sezone të njëpasnjëshme.
De Bruyne, 30 vjeç, u zgjodh pasi votat nga publiku në faqen e internetit të Premier League u kombinuan me ato të 20 kapitenëve të klubeve të Premier League dhe një panel ekspertësh futbolli.
Shoku i tij i skuadrës në City, Joao Cancelo, dyshja e Liverpool-it, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, Jarrod Bowen i West Ham-it, Bukayo Saka i Arsenalit, sulmuesi i Tottenham-it, Son Heung-min dhe mesfushori i Southampton-it, James Ward-Prowse u nominuan gjithashtu për këtë ccmim.
De Bruyne e ka fituar këtë trofe edhe në sezonin në 2019-2020 dhe me çmimin aktual u bashkua me Thierry Henry, Cristiano Ronaldo dhe Nemanja Vidiç, që e kanë fituar këtë çmim më shumë se një herë.
“Ka kaq shumë cilësi në Premier League dhe është kënaqësi të nominohem mes kaq shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj që kanë pasur sezone të jashtëzakonshme për klubet e tyre”, shtoi De Bruyne.
Manchester City është në krye të Premier League dhe i duhet fitorja ndaj Aston Villa-s për të siguruar titullin kampion. Liverpool ndjek me një pikë më pak dhe shpreson që në rast fitoreje ndaj Wolves, Aston Villa e drejtuar nga Steven Gerard të bëjë mrekullinë, duke ndalur City-n e Guardiolas.