Cristiano Ronaldo rrezikon divorcin me “Nike”, arsyeja është për të mos u besuar!

20 July 2023, 18:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cristiano Ronaldo rrezikon divorcin me “Nike”, arsyeja
Cristiano Ronaldo

Mund të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Cristiano Ronaldos me kompaninë e veshjeve sportive “Nike”.

Pas miqësores së fundit që skuadra e tij Al Nassr luajti ndaj Celta Vigos, disa foto të publikuara nga CR7 në rrjetet sociale, kanë ngjallur shumë dyshime.

Pikërisht në këtë sfidë, portugezi veshi palestrina të markës “Adidas” dhe “Nike” nuk e ka kaluar pa e vënë re këtë detaj.

Palestrinat edhe pse poshtë çorapeve, dukeshin qartë se ishin të markës gjermane dhe në këtë mënyrë, Ronaldo mund t’i japë lamtumirën kontratës 10-vjeçare nga e cila përfiton 147 milionë euro.  


Video