Cristiano Ronaldo nuk njeh kufij. Edhe pse portugezi është ende duke u përshtatur me ekipin e tij të ri, 38-vjeçari nuk dëshiron të humbasë kohë në Arabinë Saudite.
Siç njoftoi në rrjetet e tij sociale, ai planifikon që të shtrijë tentakulat e biznesit edhe në Lindjen e Mesme. Futbollisti portugez ka shpërndarë fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, në të cilën ka paralajmëruar projektin e tij të ardhshëm të biznesit.
“Unë ju prezantoj restorantin tim të preferuar italian në Madrid: Totó”, shkruan Ronaldo.
View this post on Instagram
Nuk është thjesht një restorant italian, por përmes menusë së tij ata kërkojnë t’u kujtojnë klientëve Italinë e viteve ’50 dhe ’60.
Kjo për shkak të kombinimit të lëndëve të para tradicionale me teknikat dhe kreativitetin e shefit të saj. Me kalimin te Al Nassr, Ronaldo u shndërruar në lojtarin më të paguar në botë, me portugezin që siguroi një kontratë prej 2.5 vitesh për një shifër totale prej 500 milionë eurosh.