CR7 mendon largimin, tre ekipet e mëdha që po vihen në garë për ta blerë

16 February 2022, 12:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
CR7 mendon largimin, tre ekipet e mëdha që po vihen në garë
Cristiano Ronaldo

Mediat angleze shkruajnë sot në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldo.

Sipas “The Sun”, ylli portugez po mendon seriozisht largimin nga Man.United.

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, në fund të sezonit, CR7 do të vlerësojë të gjithë opsionet që i shfaq tregu i transferimeve.

Përveç PSG, një skuadër që edhe më herët ka shfaqur interesim për sulmuesin, në valle është futur edhe Bayern Munich.

Edhe Roma sipas “The Sun”, do të shqyrtojë mundësinë për të transferuar Ronaldon. 

 

 


Video