Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Armando Broja do të largohet përfundimisht nga Chelsea dhe pritet të gjejë shumë shpejt ekipin e tij të përhershëm.
Sipas gazetarit sportiv Fabrizio Romano, sulmuesi shqiptar do të gjejë ekipin e tij të ri sapo të kthehet nga huazimi te Fullham.
“Chelsea dhe Broja po planifikojnë të ndahen këtë verë. Transferimi do të ndodh sapo të kthehet nga huazimi i Fulhamit. Sulmuesi është në listën e disa klubeve në Europë dhe Premier League, që e shohin si objektivin e tyre kryesor”, shkruan Romano.
Sakaq, mediat britanike shkruajnë se Broja është "objektivi numër 1 i shumë klubeve të Premier League në merkaton e ardhshme".