Armando Broja e nisi për herë të parë si titullar një ndeshje me Chelsea-n, por nuk arriti të bënte diferencën në sfidën ndaj Brentford, që përfundoi 0-0.
Sulmuesi shqiptar luajti 60 minuta dhe tentoi të gjente rrjetën në disa raste, por pa mundur të shënonte golin e dytë në karrierë me “Blutë”.
Pas këtij barazimi, Chelsea renditet në vendin e katërt, me 20 pikë.
Ka mjaftuar një gol, i katërti sezonal për lojtarin që u ble rreth 90 milionë euro për ta nxjerrë Liverpool përfundimisht nga tuneli i rezultateve negative. Darwin Nunez shënoi me kokë në pjesën e parë për t’i dhënë vazhdimësi sezonit të “The Reds” me një tjetër fitore pas asaj ndaj Manchester City.
Këtë herë ishte West Ham viktima e skuadrës së Klopp që vuajti jo pak pasi Alisson priti një 11-metërsh, ndërsa në fund të ndeshjes West Ham ishte shumë pranë golit. Fitore që e ngjit Liverpoolin në kuotën e 16 pikëve pas 11 javëve të para të Premier League.