Bota e futbollit në zi, ndërron jetë në moshën 49-vjeçare ish-futbollisti i Juventusit

25 December 2022, 19:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bota e futbollit në zi, ndërron jetë në moshën
Juventus

Ish-mesfushori i Juventusit, Cagliarit dhe Perugias si dhe i kombëtares së Uruguait, Fabian O’Neill, është ndarë nga jeta në moshën 49 -vjeçare.

Lajmi është bërë me dije nga mediat italiane, teksa më herët kishin raportuar se ai ndodhej i shtruar në reanimacion të spitalit në gjendje shumë kritike.

O’Neill kishte probleme të rënda shëndetësore të shkaktuara nga varësia e tij ndaj alkoolit, ndërsa vitet e fundit ai ishte i papunë, duke humbur të gjitha paratë që kishte fituar nga futbolli.

Madje, pas përfundimit të karrierës së tij ai ishte i varur nga bixhozi dhe alkooli, ndërsa çdo herë kapej në kamera me shumë femra të ndryshme.

Ditët e fundit ka pasur një trishtim të fortë në Itali, fillimisht me humbjen e Sinisha Mihajlovic dhe tani me atë të O’Neill, ndërsa Gianluca Vialli po bën një betejë të gjatë me kancerin në një spital të Londrës.

Bota e futbollit në zi, ndërron jetë në moshën


Video