Bayern bind De Ligt, por oferta 70 mln euro nuk mjafton për Juven

6 July 2022, 19:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bayern bind De Ligt, por oferta 70 mln euro nuk mjafton për Juven
Matthijs de Ligt

Aventura e Matthijs de Ligt te Juventus mund të ketë marrë fund. Javët e fundit ka pasur shumë këmbëngulje për dëshirën e lojtarit për t’u larguar nga bardhezinjtë. Në sfond, presingu total nga Chelsea, por oferta e tyre është refuzuar Juventus.

Cherubini dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër e kishin të qartë menjëherë: lojtari do të largohet vetëm përballë një oferte afër 100 milionë eurove. Ngecje në negociatat me Chelsean që lejuan Bayern Munich të hyjë me forcë në operacion dhe të kontaktojë Juventusin për të formuluar propozimin e tyre.

Në fakt, sipas Sky Germany, bavarezët ishin menjëherë përpara bluve, aq sa e gjetën ‘ok’ e lojtarit për t’u transferuar në Bavari pas takimit mes agjentëve tëe holandezit dhe klubit gjerman. Christian Falk, gazetar i Sport BILD, ka konfirmuar ecurinë e negociatave.

Mbetet për të bindur Juventusin për shumën që do të derdhet në arkat e bardhezinjve. Bavarezët duan të bëjnë nje investim total prej 70 milionë eurosh, gjë që nuk e ka lëvizur aspak Agnelli-n, i cili kërkon të paktën 80. Shifra që me siguri do t’i lejojnë Juventusit të japë miratimin përfundimtar të marrëveshjes dhe të mbledhë një shumë të madhe parash që do t’i lejonte të blinin menjëherë një mbrojtës të forte për të mbështetur Bonuccin: Koulibaly është emri i parë në krye të listës së Cherubini.

Ndërkohë, klubi ishte i qartë në fjalët e Maurizio Arrivabene: “Këta janë lojtarë që ndjekin këshillat e prokurorëve apo kolegëve në vend të klubit – shpjegon ai duke iu referuar negociatave që po i largon De Ligt Juventusit – është vështirë të mbash një lojtar kundër dëshirës… Por të trija palët duhet të ngrihen të kënaqur nga tryeza e negociatave”.

Në fund, vullneti i De Ligt do të mbizotëronte gjithsesi. Lojtari holandez kishte deklaruar në më shumë se një rast, gjatë intervistave publike, se nuk ishte i kënaqur me projektin teknik bardhezi, veçanërisht pasi dy kampionatet përfunduan në vendin e katërt. Ai ka nevojë për sfida të reja dhe Bayerni është padyshim zgjidhja që e kënaq më shumë.


Video