Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Joao Cancelo është rikthyer te Barcelona për herë të dytë në karrierë.
Klubi katalanas ka zyrtarizuar huazimin e mbrojtësit portugez nga Al Hilal deri në fund të sezonit aktual.
Cancelo kishte luajtur më parë me Barcelonën në sezonin 2023–2024, gjithashtu si i huazuar nga Manchester City.
Gjatë asaj periudhe, ai regjistroi 42 paraqitje, me 4 gola dhe 5 asistime.
Sipas marrëveshjes, lojtari 31-vjeçar do të mbajë fanellën me numrin 2.
Cancelo mund të aktivizohet në të dy krahët e mbrojtjes.
Ai pritet të jetë një alternativë shtesë për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick në garat vendase dhe europiane.