Barcelona me një buf në fanellën speciale për El Clasicon: Arsyeja

14 October 2022, 17:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Barcelona me një buf në fanellën speciale për El Clasicon:
Barcelona me një buf në fanellën speciale për El Clasicon

Të dielën në “El Clasico”, përballja e parë sezonale mes Realit dhe Barcelonës, skuadra katalanase do të zbresë në fushë me një fanellë speciale.

Fanella do të jetë e markuar me siglat identifikuese “OVO”, marka e këngëtarit Drake.

Arsyeja?

Është shumë e thjeshtë, kanadezi është i pari artist që arrin kuotën e 50 miliardë “streaming” në platformën muzikore “Spotify” që  është edhe sponsori zyrtar i Barcelonës për sezonet e ardhshme.

Barcelona bën me dije se kjo është hera e parë në historinë e klubit që zëvendëson logon e një partneri me atë të një artisti që për momentin konsiderohet si më i klikuari në “Spotify”.

Në këtë mënyrë, në datën 16 tetor në “Santiago Bernabeu”, fanella e katalanasve do të ilustrohet me siluetën e një bufi që është edhe ikona e cila identifikon markën e Drake.

 


Video