Barcelona insiston për Cancelon

18 August 2023, 15:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Barcelona insiston për Cancelon
Joao Cancelo

Joao Cancelo vijon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes, një problematike e vazhdueshme në vitet e fundit.

Sipas ‘Sport‘, deri në këtë moment nuk ka patur negociata ndërmjet spanjollëve dhe Manchester City-t por besohet se ky akord mund të arrihet falë marrëdhënieve të shkëlqyera të agjentit Jorge Mendes me anglezët.

Flitet se portugezi mund të transferohet në "Camp Nou" me formulën e huazimit për një sezon dhe nëse në klauzolën e kontratës do të përcaktohet blerja përfundimtare e kartonit të 29 vjeçarit nga blaugranët.

Dëmtimi i uruguaianit Araujo e ka vënë në vështirësi Xavi Hernandezin, të cilit i nevojitet urgjentisht një mbrojtës dhe nëse negociatat do të përfundojnë me sukses , Joao Cancelo do të startojë eksperiencën e dytë në Primera Division, pas asaj me Valencian në të kaluarën.

Edhe në këtë sezon, të besuarit e Xavi Hernandezit do të kërkojnë të përsërisin suksesin e të kaluarit  duke u fokusuar njëkohësisht edhe tek Champions League, objektivi kryesor i Barcelonës.


Video