Barazim pa gola në derbin Tirana-Dinamo

19 October 2024, 16:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Barazim pa gola në derbin Tirana-Dinamo
Tirana-Dinamo

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim pa gola.

Në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, dy ekipet kërkuan triumfin nga fillimi, por në fund u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjetat të paprekura, ndërsa në të dytën Tirana kaloi në avantazh me Soler, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Të njëjtin fat kishte edhe Dinamo në minutën e 73-të, që pa të anulohej për të njëjtën arsye goli i Lorenco Vilës.

Në minutat e mbetura, skuadra e Shkëmbit ishte më kërkuese, duke goditur edhe traversën, por goli mungoi.

Me këtë barazim, Tirana mban vendin e shtatë me 10 pikë, ndërsa Dinamo renditet në vendin e tretë me 15 pikë.

Edhe dueli tjetër mes Egnatias dhe Teutës i pati të gjitha përveç golave (karton të kuq, shumë raste dhe penallti të humbur).

Ndërkohë, Laçi ka marrë fitoren e parë për këtë sezon. Kurbinasit mposhtën me shifrat 3-1 Vllazninë, duke lënë kështu vendin e fundit.


Video