Asllani humb sfidën ndaj Romës

19 October 2024, 15:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asllani humb sfidën ndaj Romës
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk mund të japë kontributin e tij për ndeshjen e Interit ndaj Romës. Mesfushori është lënë jashtë nga trajneri Simone Inzaghi, pas problemeve të shfaqura në stërvitjen e së premtes.

Mediat pranë klubit zikaltër flasin për një dëmtim në gju, i cili duket i lehtë momentalisht, por tek Interi nuk donin ta rrezikonin.

Asllani mori një goditje në gju të premten, duke ndërprerë në mes stërvitjen. Përveç shqiptarit, Interi do të luajë ndaj Romës edhe pa një tjetër mesfushor, Piotr Zielinski, i cili gjithashtu vuan një dëmtim.

Ndeshja Roma-Inter në Serie A, është planifikuar të luhet ditën e diel, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “Olimpico”.


Video