Arrihet barazia gjinore në vlerë, SHBA do të paguajë njësoj ekipet e futbollit meshkuj e femra

22 February 2022, 19:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrihet barazia gjinore në vlerë, SHBA do të paguajë

Sulmuesja e Shteteve të Bashkuara, Alex Morgan thotë se një "hap monumental përpara" është bërë pasi ekipi kombëtar i femrave arriti marrëveshje me Federatën e Futbollit për paga të barabarta me ekipin e meshkujve.

Lojtarët do të marrin 24 milionë dollarë dhe US Soccer ka premtuar pagë të barabartë për ekipet e meshkujve dhe femrave në të gjitha garat, përfshirë Kupën e Botës.

Të 28 anëtarët e skuadrës ngritën një padi për diskriminim në mars 2019. "Është një ditë e pabesueshme", i tha Morgan për Good Morning America.

Fituesi dy herë i Kupës së Botës shtoi: "Ky është një hap kaq monumental përpara për t'u ndjerë e vlerësuar, e respektuar dhe thjesht për të ndrequr marrëdhëniet tona me futbollin amerikan që ka qenë me të vërtetë plot tension.

Shoqja i skuadrës në përfaqësuesen e SHBA-së, Megan Rapinoe, tha: "Unë mendoj se ne do të kthejmë kokën pas në këtë ditë dhe do të themi se ky është momenti që US Soçer ndryshoi për mirë”.

Shtetet e Bashkuara fituan Kupën e Botës për femra për herë të katërt në 2019 dhe kanë fituar pesë herë medaljen e artë olimpike. Pesë anëtarë të lartë të ekipit fitues të Kupës së Botës të SHBA-së, përfshirë Morgan dhe Rapinoe, fillimisht ngritën një ankesë kundër federatës kombëtare për diskriminim në paga në 2016.

Oferta për pagë të barabartë, në të cilën ata kërkuan 66 milion dollarë si dëmshpërblim u hodh poshtë nga një gjykatë në maj 2020, duke çuar në një apel.

Federata e Futbollit e SHBA ofroi kontrata identike për ekipet e saj kombëtare të meshkujve dhe femrave në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e saj të pagave gjinore në shtator.


Video