Arbër Hoxha shkëlqen me gol dhe asist në Kroaci (VIDEO)

28 September 2025, 20:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbër Hoxha shkëlqen me gol dhe asist në Kroaci (VIDEO)
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ka shënuar sërish për Dinamo Zagrebin. Pas rrjetës që gjeti ndaj Hajduk Split, sulmuesi i kombëtares shqiptare tundi rrjetën ndaj Slaven Belupos.

I vetëm në zonë, ndërsa rrethohej nga disa futbollistë rivalë, zhbllokoi takimin. Jo vetëm kaq, pasi Hoxha asistoi edhe golin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kështu Dinamo Zagreb e mbylli në avantazh 2 me 0 fraksionin e parë ndaj Slaven Belupos. Duhet thënë se Hoxha po kalon formë të shkëlqyer para ndeshjes në Serbi.

VIDEO


Video