Arabia Saudite ofertë të çmendur për Ronaldon, 125 milionë euro në vit

14 July 2022, 10:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arabia Saudite ofertë të çmendur për Ronaldon, 125
Cristiano Ronaldo

Një nga emrat e nxehtë të merkatos të futbollit është Cristiano Ronaldo. Kampioni luzitan, i cili u kthye te Manchester United nga Juve verën e kaluar, është lidhur me disa klube.

Fillimisht u përfol një joshje nga Roma, meqë trajner atje është Jose Mourinho. Më pas u fol për Chelsea dhe PSG.

Ndërkohë, Ten Hag, trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, që zuri vendin e Rangnick, fokusohet tek ai dhe praktikisht e ka nxjerrë në merkato.

Nga Portugalia, megjithatë, ka zëra për një ofertë monstruoze nga Arabia Saudite. TVI dhe CNN Portugal flasin për një shifër marramendase, një operacion prej 300 milionë eurosh.

Kjo shumë ndahet si vijon: 250 milionë futbollistit për dy vite, 30 milionë Manchester United për t’i blerë kartonin e portugezit dhe 20 milionë të tjerat për ndërmjetësim.

Vërtet numra të ekzagjëruar që do ta bënin këdo të dridhej, përfshirë “Djajtë e Kuq” dhe CR7.

 


Video