Trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti ka mbrojtur Cristiano Ronaldon pas problemeve që ylli portugez ka patur te Manchester United dhe së fundmi te kombëtarja portugeze.
Trajner i Real Madridit është shprehur:
“Vallëzimi i tij i fundit? Këtë nuk e di, ai me shumë mundësi ndihet 20 vjeç pasi trupi i përgjigjet mirë. Është kujdesur për fizikun e tij deri në mënyrë paranojake. Konkurrenca në fakt është bërë shumë e fortë, te Portugalia ka lojtarë si Leao që qëndron në stol.
A është i vështirë për t'u administruar? E kam pasur dy vite te Reali, zero probleme, përkundrazi m'i ka zgjidhur ai. Një që shënon një gol për ndeshje si mund të jetë një problem? Me mua ka luajtur rreth 100 ndeshje, ka shënuar më shumë se 100 gola, është një lojtar i jashtëzakonshëm”.