Alcaraz shpallet kampion i Wimbledon, mposht serbin Gjokoviç

16 July 2023, 20:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alcaraz shpallet kampion i Wimbledon, mposht serbin Gjokoviç
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz është kampioni i ri i Wimpledon! Ylli i talentuar spanjoll ka arritur të mposhtë serbin Novak Gjokoviç.

Carlos Alcaraz e moshti Novak Gjokoviçin në një ndeshje emocionuese me pesë sete 6-1, 6-7 (7-9), 6- 1, 3-6, 6-4 duke arritur të fitojë kampionatin e tij të parë në Wimbledon dhe të dytin kryesor në përgjithësi.

20-vjeçari Alcaraz u rikthye fuqishëm në pjesën tjetër të setit për të fituar 6-1 dhe duke kaluar në epërsi dy sete me një në ndeshje.

Gjokoviç u mundua të rikuperohej. Pas një pauze të gjatë mes setit të tretë dhe të katërt, ai u rikthye i përqëndruar dhe theu Alcaraz në setin e pestë.

Alcaraz dukej sikur mund të luftonte për t'u rikuperuar. Një shpëtim cep të fushës në ndeshjen e dytë të setit të pestë u duk se e ringjalli atë.

Kjo ishte e gjithë hapësira që i duhej Alcaraz. Gjokoviç dukej se kishte probleme me krahun e djathtë dhe nuk ishte në gjendje ta thyente Alcarazin.


Video