Ajeti: Synojmë vendin e parë, kemi cilësitë për t'u kualifikuar për në Botëror

15 November 2024, 18:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ajeti: Synojmë vendin e parë, kemi cilësitë për
Arlind Ajeti

Mbrojtësi Arlind Ajeti, në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Republikën Çeke, deklaroi se Kombëtarja "i ka të gjitha cilësitë që të arrijë kualifikimin në një Botëror".

"Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura të arrijmë kualifikimin në Botëror, është rrugë e gjatë, besoj nëse mundohemi të japim maksimumin dhe të japim shpirtin për Kombëtaren do ta arrijmë dhe atë", deklaroi futbollisti që luan në Turqi.

Sipas tij, gjithçka është e mundur në grupin ku bën pjesë Shqipëria: "Janë të gjitha të mundura në futboll, unë besoj te ekipi, te cilësitë e çdo lojtari dhe normalisht synojmë vendin e parë. Nëse fitojmë dy ndeshjet, e marrim vendin e parë. Besojmë se mund t’ia dalim edhe pse është ndeshje tjetër. Çdo ndeshje fillon nga 0-0. Ne kemi kualitete dhe cilësi për të marrë rezultat pozitiv”.


Video