Cristiano Ronaldo ka treguar një super formë në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez i Al Nassr shënon “poker” golash në transfertën e Al Wehda ku ekipi kryeqytetas dominoi falë formës spektakolare të luzitanit.
Cristiano Ronaldo ngjitet menjëherë në kuotën e 5 golave pasi ai e gjeti rrugën e rrjetës edhe një javë më parë me rrjetën që zhbllokoi këmbët e 5 herë Topit të Artë, paraqitjet e të cilit kishin nisur të hidhnin hijet e para të dyshimit rreth formës që ai po kalonte.
Me këtë fitore, Al Nassr ngjitet në kuotën e 40 pikëve me 3 diferencë nga ndjekësit e Al-Shabab pas 17 javëve kampionat në Arabinë Saudite.
Ndërsa Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord: 503 gola të shënuar në kampionate.
311 - Real Madrid
103 - Manchester United
81 - Juventus
3 - Sporting
5 - Al Nassr