5 ndeshje, vetëm një fitore! Interi në krizë humbet shansin për të rimarrë kreun

20 February 2022, 20:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

5 ndeshje, vetëm një fitore! Interi në krizë humbet shansin

Interi e humbi mundësinë për të rimarrë vendin e parë, pasi në San Siro u mposht 0-2 nga Sassuolo.

Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Raspadorin dhe Scamaça-n, ndërsa Interi ishte i pafuqishëm që të reagonte deri në fund të takimit.

Humbja thuajse fut në krizë zyrtarisht zikaltërit, që në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A kanë marrë vetëm një fitore, të tjerat janë dy humbje dhe dy barazime.

Këtij bilanci i shtohet edhe humbja në Champions në ndeshjen e parë ndaj Liverpool po me rezultatin 0-2 dhe po në San Siro.

Pas kësaj humbjeje, Interi mbetet në vendin e dytë të Serisë A me 54 pikë, dy më pak se Milani që barazoi 2-2 me Salernitanën. Zikaltërit kanë edhe një ndeshje mangët, atë ndaj Bolonjas.


Video