Votimi elektronik, PD heshti më 25 prill, por në Vorë denoncon ‘votimin familjar’

6 March 2022, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Votimi elektronik, PD heshti më 25 prill, por në Vorë denoncon

Në Bashkinë e Vorës po votohet elektronikisht, që u aplikua për herë të parë më 25 prill me këmbënguljen e Partisë Demokratike.

Votimi elektronik në zgjedhjet e fundit parlamentare u zbatua në njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë, ku si komisionerët e PS-së, ashtu edhe ata të PD-së lejuan që të moshuarit të shoqëroheshin nga persona të rinj për t’i orientuar se si të votojnë në pajisjen elektronike.

Por, nëse më 25 prill votimi elektronik i të moshuarve i asistuar nga të rinjtë nuk u denoncua nga PD si votim familjar, në Vorë po denoncohet.

Çfarë ndodhi? Mos PD ndryshoi mendim për vetë votimin elektronik që kërkoi me ngulm deri para 5 qershorit 2020, kur u nënshkrua edhe marrëveshja që ndryshoi Kodin Zgjedhor?

Votimi elektronik, PD heshti më 25 prill, por në Vorë denoncon

Votimi elektronik, PD heshti më 25 prill, por në Vorë denoncon



Video