Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i Partisë demokratike, Xhelal Mziu ka shprehur e shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës. Teksa shpreh solidaritetin me “vëllezërit Kosovarë”, Mziu ka postuar dhe dy flamurët krah njëri-tjetrit.
Mirëpo ajo që bie në sy është se Mziu e ka ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Somalisë. Këtë gjë ia ka vënë në dukje edhe një komentues, por Mziu nuk ndryshon qëndrim.
Edhe pse komentuesit e kanë vënë re këtë gafë të Mziut, deputeti dibran nuk e ka pranuar diçka të tillë në komente, por postimin pa kaluar shumë minuta e ka ndryshuar duke vendosur flamurin e Kosovës.