Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e blu, ish-kryeministri Sali Berisha tha se po ecet drejt Kuvendit Kombëtar me transparencë të madhe. “Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë” tha ish-kryeministri është shumë e mirë.
Berisha akuzoi Alibeajn se po telefonon persona të caktuar duke u thënë që të mos bashkëpunojnë, por e quajti këtë tentativë të dështuar.
“U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e pajtimit dhe e bashkëpunimit në bazë është shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit… që marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë nuk po e pengojnë dot këtë proces, po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme/objektive të deputetëve, që u ngritën për defekte të caktuara, në degë të caktuara do merren masa që të korrigjohen dhe të zgjidhen. Pra mund të them se po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë”, tha Berisha.