Takoi kreun e SPAK, socialistët padisin Jorida Tabakun

21 February 2022, 11:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takoi kreun e SPAK, socialistët padisin Jorida Tabakun
Jorida Tabaku në SPAK

Socialistët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kallëzojnë penalisht Jorida Tabakun në Gjykatën e Posaçme, me arsyen se ka takuar kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga Komisioni për ta bërë takimin.

Komunikimi u dha nga nënkryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj gjatë seancës të së hënës. Sipas Felajt, duhet të ishte Kuvendi që të paraqiste dokumente në SPAK dhe jo individi (Tabaku). Kujtojmë se më herët Tabaku, takoi kreun e SPAK, Arben Kraja për çështjen e inceneratorëve.


Video