Starmer mbërrin nesër në Shqipëri, do vizitojë muzeun e Forcave të Armatosura

14 May 2025, 16:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Starmer mbërrin nesër në Shqipëri, do vizitojë muzeun e
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer / Muzeu i Forcave të Armatosura

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën. Gjithashtu, kjo vizitë pasqyron vëmendjen që Mbretëria e Bashkuar i kushton zhvillimeve teknologjike në Shqipëri”, njofton Ministria e Brendshme.

Starmer do të mbërrijë në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në datat 16 dhe 17 në Tiranë.


Video