Siç nuk e keni parë! Spiropali vesh kostumin arbëresh dhe inaguron statujën e Skënderbeut në Siçili (Fotogaleri)

30 August 2024, 18:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Siç nuk e keni parë! Spiropali vesh kostumin arbëresh dhe
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në inagurimin e statujës së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve, Itali

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka marrë pjesë sot në inagurimin e statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Horën e Arbëreshëve, vendbanimit më të madh arbëresh në Siçili.

Ajo që bie në sy është veshja e veçantë që Spiropali ka zgjedhur për këtë event, një veshje tradicionale e grave arbëreshe.

“Bustet dhe emri i Skënderbeut tij u japin hijeshi shesheve dhe rrugëve në Tiranë, Prishtinë, Romë, Gjenevë, Zyrih, Paris, Londër, Bruksel, Budapest, Shkup e madje edhe në Miçigan e Çikago, në Shtetet e Bashkuara.

Tani Gjergji vjen në bronx si shenjt mbrojtës dhe monument kujtese edhe në qytetin tuaj si për të na kujtuar ne të gjithëve, që na bashkon një "gljuhë e një gjak", se secili nga ne sot, e fëmijët tanë nesër, do të jemi po secili një gur në piedestalin e pavdekshëm të Kastriotit tonë”, tha Spiropali.

Aktivitetet në Horën e Arbëreshëve janë të shumta këto ditë, teksa kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka vizituar muzetë vendorë, kishat, bibliotekat, institucionet shtetërore, si dhe ka biseduar e kuvenduar shqip me arbëreshët patriotë e mikpritës të Siçilisë.



Video