Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratën e bërë së fundmi nga disa deputetë të PD që ai të largohet bashkë me Bashën për të shpëtuar PD-në.
"Duke vlerësuar çdo lloj propozimi mund të them se ata që nuk kanë respekt për votën, nuk i referohen votës dëshmojnë një mentalitet totalitar mjeran. Gjithçka Sali Berisha nuk u ka premtuar shqiptarëve asgjë tjetër përveç se votës së lirë.
Si ka mundësi që 70% e popullit opozitar u rreshtua në krah të Berishës është se ata duan votën e lirë. Vetëm kështu bëhet analiza. Nëse del jashtë boshtit të votës së lirë pastaj ka një arsyetim 'sui generis' të rrezikshëm", tha Berisha.