Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Gazment Bardhi nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë, nëse Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e 6 Marsit.
Sa i takon kërkesës së shumicëve të deputetëve, që Basha të japë dorëheqjen, Bardhi tha se ata kanë mbajtur qëndrime emocionale, pas dy ditëve të lodhshme dhe pa gjumë.
“Unë kam qenë në atë mbledhje, një pjesë e deputetëve kanë mbajtur qëndrime emocionale, një pjesë e tyre, ashtu si edhe unë kishim 48 orë pa gjumë, pasi kishim ndjekur procesin zgjedhor. Problemet nuk zgjidhen me individualizim të përgjegjësisë.
Nëse PD është sot në një moment të vështirë, përgjegjësia është e të gjithëve. Të jap dorëheqjen është gjëja më e thjeshtë për mua”, tha Bardhi.