“Shtëpia e Lirisë”, reagon PD dhe sulmon kandidatin e Dibrës me mbiemrin Kryemadhi: Gruaja e tij prokurore mori...

1 February 2022, 12:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Shtëpia e Lirisë”, reagon PD dhe sulmon kandidatin e

Partia Demokratike ka reaguar pasi u bë publike koalicioni mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe LSI, që do të garojnë në 6 mars në logon “Shtëpia e Lirisë”.

PD thotë se Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama dhe që simbolizojnë politikën e vjetër dhe korrupsionin.

PD gjithashtu sulmon dhe kandidatin e Dibrës së Berishës, Premtim Kryemadhi duke thënë se bashkëshortja e tij prokurore, Belina Zeneli mori në mbrojtje bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen “184” të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi vetëm partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:

Korrupsionin;

Politikën e vjetër;

Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen “184” të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte Dosjen “184”, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:

1. Të dëmtojë PD dhe demokratët;

2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.

Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën!

Zgjedh Berishën dhe Metën dhe mban Ramën!


Video